Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, kalimin në 8 shkurt në parlament të projektligjit për lojërat e fatit e sheh si rikthim të basteve sportive, pas një mbyllje të pamenduar mirë.
Duke folur për MCN Live, Softa tha se për lojërat e fatit ishte një vendim i vetë qeverisë shqiptare për t’i mbyllur edhe pse ndodhi vetëm mbyllja zyrtare.
Mbyllja shërbeu për të funksionuar me forma të fshehura dhe kamufluara.
U tha se sillte dëme dhe pasoja në familjet shqiptare, por koha tregoi se vetëm u spostua në ilegalitet, ku grupet kriminale pastruan para dhe tani rikthehet.
Po t’i referohemi shumë vendeve, ka disa forma të tjera bingo apo aplikimi që i ka shteti, se nëpërmjet kontrollit të tyre dhe të ardhurave që merren shkojnë në buxhetin e shtetit, ndërsa të ardhurat e tjera kanë favorizuar grupet e interesit dhe grupe personash të veçantë.
Ndodhi me kazinotë dhe u vendosën në hotelet me pesë yje. Çfarë ndodhi, pse u vendos që të rikthehen lojërat e fatit.
Nëse ka patur një dëm në buxhet, pse nuk u bë një analizë para se të merrnim nismën, kështu që duhet gjithmonë një studim dhe konsultë e gjerë.
Konsultat me grupet e interesit e bëjnë më të fortë një ligj. Nëse do të ishte shtetërore do të ishte shumë më produktive.
Do të ishte një formë e kontrollit, jo thjesht shitjen e licencave.
Shteti në rolin e një pronari është shumë më produktiv dhe disa monopole nuk duhet t’i lëshoj.



