Preçi: Fiskalizimi do i bënte fermerët edhe më të varfër nga sa janë (VIDEO)

Preçi: Fiskalizimi do i bënte fermerët edhe më të varfër nga sa janë (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, thotë se fermerët tanë janë individualë dhe në treg konkurrojnë njeri tjetrin.

Duke folur për protestën e fermerëve kundër grumbulluesve të cilët u marrin mallin pa faturë duke ulur ndjeshëm dhe çmimin e produkteve, Preçi tha në edicionin e lajmeve të MCN TV, se jemi ndoshta i vetmi vend në botë që nuk ka kontratë paraprake mes fermerit dhe grumbulluesit.

Nga ana tjetër ai deklaroi se fiskalizimi do i bënte fermerët më të varfër nga sa janë dhe se evazioni fiskal i shkaktuar prej tyre është si një pikë uji në oqean për buxhetin e shtetit.

Problemi është shumë kompleks dhe lidhet me faktin se fermerët tanë janë individualë dhe në treg konkurrojnë njeri tjetrin.

Jemi ndër vendet e vetme në rajon dhe ndoshta në botë që nuk ka kontratë paraprake fermeri me grumbulluesit për produktet.

Për rrjedhojë në supermarketet e vendit me vështirësi gjen prodhime të vendit se nuk pajis dot me certifikatën e cilësisë.

Është dhe evazioni, kush mendon se po bëjnë evazion fiskal fermerët, është naiv.

Është e vërtetë që ka evazion, por kjo nuk zgjidh asgjë, sepse është një pikë uji në oqean dëmi që fermerët i shkaktojnë buxhetit të shtetit.

Fiskalizimi do i bënte fermerët edhe më të varfër nga sa janë. Duhet theksuar se mungojnë politikat që nxisin prodhimin vendas mbi baza konkurruese.

Pjesa më produktive e bujqësisë, ultësira perëndimore ndahet në disa zona, përcaktohen potencialet e prodhimit, ngrihen qendrat e grumbullimit dhe financon edhe shteti.

Krijohen kushtet për ta depozituar prodhimin në kohë dhe ka furnizim gjithëvjetor të tregut, por natyrshëm kjo bëhet përmes një plani shtetëror.

Nëse fondet shkojë te oligarkët, fermeri është viktimë e forcave të tregut dhe vendimeve korruptive të shtetit shqiptar.

Kjo do të thotë rritje e ekonomisë vendase, se nuk ka si të jetë më mirë, me produktet që vijnë nga jashtë.

Fondet e AZHBR shkojnë te oligarkët dhe sektorë të krimit të organizuar.

Për sa kohë qeveria nuk stimulon përpunimin në vend të produkteve aty ku është prodhimi, pa ekonomi të shkallës nuk mund të ketë kapitalizëm.

Kompanitë që fiksojnë çmimet duhet të jenë objekt hetimi. Çmimi është ndërhyrje shtetërore mbi forcën e tregut dhe nuk e lë fermerin të konkurrojë.

Nëse ka spekulim në treg, vjen nga fshehja e fitimeve në raport me shtetin.

Fiksimi i çmimit është një atavizëm i kohës së komunizmit, nuk mund të jesh fermer me një hektar tokë apo një lopë.

E shoh të palogjikshme dhe të dëmshme për nivelin e jetesës së një pjese jo të vogël të popullsisë.

Në supermarketet ku është pjesa më e madhe e popullsisë që furnizohet, nuk gjen dot një certifikatë të cilësisë së produktit.

E vërteta është që kontrollet në tregje duhet të fillojnë tek fara.

Vetëm duke eksportuar fermerët e testojnë veten nëse janë në kapitalizëm, apo presin ende që problemet t’i zgjidhë qeveria.

Informaliteti në ekonomi vjen nga grosistët, hallka të tjera, paaftësia e administratës tatimore, ndërsa fermerët janë te pjesa e mbijetesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy