Aktori Arnold Schwarzenegger është përfshirë në një aksident rrugor në Los Angeles, ka konfirmuar zëdhënësi i tij. Një grua u lëndua në përplasjen e katër automjeteve, që ndodhi të premten pasdite, tha Policia.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë një SUV të madh mbi tre automjete të tjera në një kryqëzim afër shtëpisë së tij në lagjen e pasur të Brentwood.
Policia tha se nuk është bërë asnjë arrestim dhe përjashtoi përfshirjen e drogës dhe alkoolit. Ish-zëdhënësi i guvernatorit të Kalifornisë konfirmoi për Los Angeles Times se ai po drejtonte SUV-në kur ndodhi incidenti, por nuk u lëndua.
Ai konfirmoi se aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë sapo kishte lënë shtëpinë e tij dhe po ngiste një GMC Yukon, e cila goditi një Toyota Prius.
Fotot pas aksidentit tregojnë 74-vjeçarin duke qëndruar në anë të rrugës duke biseduar me drejtuesit e tjerë dhe oficerët e policisë.
“Ai ishte i shqetësuar për gruan e plagosur, e vizitoi atë dhe i kërkoi ndjesë”, theksoi zëdhënësi.





