
Frika për mungesë të letrave higjienike është ngritur sërish pasi shefat e industrisë paralajmëruan se rritja e vazhdueshme e çmimeve mund të godas industrinë.
Andrew Large, drejtor i përgjithshëm në “Konfederatën e Industrive të Letrës”, tha se anëtarët e saj po "preken shumë, shumë rëndë" nga rritja e çmimeve, letrat higjenike dhe paketimi i artikujve mund të jetë ndër ato që mund të goditen më shumë.
Large tha: 'Ata po shohin që çmimet e tyre po rriten ndjeshëm.
Po dëmton përfitimin e tyre dhe në disa raste po i bën ata të menaxhojnë normat e tyre të prodhimit në mënyrë që të mos ekspozohen ndaj çmimeve të larta."
Një krizë e zinxhirit të furnizimit dhe rritja dramatike e çmimeve të energjisë janë duke kërcënuar rritjen e çmimit të mallrave të zakonshëm duke filluar nga ushqimet, letrat higjienike dhe kimikatet.



