AKU ka nisur një aksion në fundvit duke sekuestruar ushqime pa etiketë dhe të skaduara. Avdyl Sinani, ekspert i teknologjisë ushqimore, tha në MCN Live se konsumatorët nuk duhet të blejnë produkte pa etiketë apo vulën e veterinerit.
Jemi para Vitit të Ri ku nevoja për ushqime është shumë e lartë, dhe kjo kërkon kujdes më të lartë që të ruhen në kushtet e duhura që të mos prishen. Ato që ka kapur AKU dhe të tjera, duhen të groposen. Ka filluar zbërthimi i produkteve derisa ka arritur në produkte helmuese për organizmin. Detyra e parë e të gjithë neve është që t’i fusim produktet në 4 celsiues, jo më shumë se 2-3 ditë.
Mishi pasi theret duhet të futet në frigorifer në 4 gradë. Në ngrirje duhet të jetë në -18 gradë. Jo më shumë se 6 muaj. Prandaj etiketa është e domosdoshme. Konsumatori s’duhet ta marrë fare produktin pa etiketë. As mishin e pulës, apo çfarëdo prodhimi. Në disa fshatra duhet mjeku veteriner që të japë viston për shitje, sepse mund të kenë sëmundje edhe gjelat. Nëse shitet në mënyrë të rregullt duhet të ketë vulën nga veterineri dhe etiketën. Autoriteti i Ushqimit dhe Veterineria duhet të kontrollojë kopetë me gjela deti dhe te ketë një certifikatë që të shpërndahet kudo që ato shiten. Nuk ka falje në këtë punë, se ka të bëjë me shëndetin. Që të jetë bie një produkt duhet që toka të mos jetë mbjellë 2-3 vjet dhe të ketë pleh natyral. Kjo është bio. Të bësh pulë bio duhet të ketë sipërfaqe 10 herë më të madhe. Ky ligj kërkon laboratorë shumë të sofistikuara”.



