
SHBA, Britania e Madhe dhe Australia kanë zbuluar detaje të planit të tyre për të krijuar një flotë të re nëndetësesh me energji bërthamore, që synon të kundërshtojë ndikimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.
Sipas paktit Aukus, Australia do të marrë nëndetëset e saj të para me energji bërthamore, të paktën tre, nga SHBA.
Aleatët do të punojnë gjithashtu për të krijuar një flotë të re duke përdorur teknologjinë më të avancuar, duke përfshirë reaktorët Rolls-Royce të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Pekini tha se marrëveshja e madhe detare "dëmton paqen dhe stabilitetin".
Misioni i Kinës në OKB akuzoi gjithashtu aleatët perëndimorë për frenim të përpjekjeve për mospërhapjen bërthamore.
Por presidenti i SHBA Joe Biden tha se marrëveshja kishte për qëllim forcimin e paqes në rajon dhe theksoi se nëndetëset do të jenë "me energji bërthamore, jo armë bërthamore".



