Geoffrey Hinton, 75 vjeç, i cilësuar si "kumbari i Inteligjencës Artificiale" ka lënë rolin e tij në Google për të qenë në gjendje të flasë lirshëm për rreziqet e inteligjencës artificiale .
"U largova që të mund të flas për rreziqet e tij. Google ka vepruar me shumë përgjegjësi," tha shkencëtari kompjuterik në një postim në Twitter pasi New York Time publikoi lajmin ditën e djeshme.
"Për momentin, ata nuk janë më të zgjuar se ne, me sa di unë. Por mendoj se mund të jenë së shpejti," shpjegoi më tej Hinton.
Shkencëtari ka punuar me kohë të pjesshme në Google për një dekadë në përpjekjet e zhvillimit të AI.
Unë ngushëlloj veten me justifikimin e zakonshëm, nëse nuk do ta bëja unë, dikush tjetër do ta bënte.



