Turqia konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Turqia konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Turqia ka shënuar rastin e parë të infektuar me koronavirus.

Mësohet se një person doli pozitiv, pasi ishte kthyer nga Europa.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp në Ankara.

Ai deklaroi se gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, duke theksuar se të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe ata që ranë kontakt me të janë nën mbikëqyerje.

"Pacienti është diagnostikuar në kohë. Nëse ka një infeksion të virusit në vend, ai është shumë i kufizuar. Një ose më shumë raste të koronavirusit nuk duhet të konsiderohen si një epidemi”, vuri në dukje ai.

Turqia, muajin e kaluar, mbylli kufirin me Iranin, i cili u godit rëndë nga virusi, si dhe anuloi të gjitha fluturimet në vend.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy