Policia e Fierit ka vënë në pranga një person për ndërtim të paligjshëm dhe ka pezulluar nga detyra specialistin e policisë në këtë zonë. Altin R., 46 vjeç, banues në fshatin Cakran u arrestua pasi policia ka konstatuar se ai ka ndërtuar një ndërtimi të paligjshëm. Pas hetimeve të kryera, me Urdhër të Drejtorit të Policisë Vendore Fier u pezullua nga detyra Specialisti i Policisë së Zonës A.Ç. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor me motivacionin "Për neglizhencë në kryerjen e detyrës " për këtë punonjës policie.Në bashkëpunim me INUV, policia sqaron se po punohet për prishjen e objektit të ndërtuar në mënyrë të paligjshme.Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm".



