
Qeveria ka vendosur të mos heqë dorë nga dy Bordet e ngritura për transparencën dhe caktimin e çmimeve, duke lënë të kuptohet se do të refuzojë kërkesën e Fondit Monetar për zhbërjen e tyre. Ministrja Delina Ibrahimaj konfirmoi nga ana tjetër se kontraktorët e punëve publike do të kompensohen me 30% për çmimet e rritura të materialeve të ndërtimit, ndërsa paralajmëroi revolucion në tatimin për të ardhurat personale.



