Shkrimtari Rudolf Marku zbërthen dosjen e tij, tregon zanafillën e saj

Shkrimtari Rudolf Marku zbërthen dosjen e tij, tregon zanafillën e saj

Shkrimtari Rudolf Marku në studion e Të Paekspozuarit në MCN TV ka zbërthyer me fjalë të thjeshta dosjen e tij me 308 faqe që i përket një periudhe 18 vjecare nga regjimi komunist.

Teksa tregon zanafillën e saj, ai shprehet se gjithka ka nisur nga një shok i tyre grupi në fakultet i cili bëri një vjedhje dhe për këtë u përjashtua.

Sipas tij Babi i tij duke qenë një njeri me pozitë në Vlorë, kërkoi një mbledhje të komitetit të rinisë ku e kaloi thkesin e bisedës nga vjedhja e të birit tek unë duke thënë se jam një armik që pëlqej dhe flas për shkrimtarët e huaj.

Kush është preferenca e gjahut se ka një preferencë dhe në njerëzit që janë të preferuar janë ata intelektual ku thuhet se çdo dëshirë për të studiuar quhet herezi. Fakti që ke dëshirë të lexosh, studiosh etj etj do të thotë se je objekt i përndjekjes. Nuk është çudi që për shumë vetë faktin që ke syze mund të ishe i dyshimtë sepse ato syze miopesh ekspozohesh si njeri i denjë për dyshues.

Gjeneza e dosjes sime është një aksident i këndshëm ka absurdin. Jam student dhe në shoqërinë tonë afrohet një student nga Vlora Jorgo Nikollari një njeri që futet si zhol në shoqërinë tonë isha për gjuhë letërsi dhe kisha nisur të botoja. Tani ky afrohet për të dëgjuar muhabete dhe ne e pranonim dhe ky na dëgjoi duke folur për Franc Kafkën. Befas ky student kapet duke vjedhur dhe mblidhet organizata e bazës së rinisë dhe i thonë do shkosh në shtëpi i përjashtuar. Shkon në fshatin e Vlorës dhe i tregon babait. Ai thotë ke ndonjë shok që kishte lakra në kokë, po i thotë ai Rudolfi. Atëherë ky bën mu që është racinar nga emri, i krishterë nga mbiemri Marku dhe malok duke qenë se isha nga Lezha.

Vinë babë e bir në Tiranë, babai me pozitë mbledh komitetin e rinisë dhe ata thonë se dakord që e keni përjashtuar por ju keni një armik aty që flet për shkrimtar të huaj lavdëron muzikën e huaj. Organizata partisë vendos se djali prapë së prapë do përjashtohet, por ironia më e madhe është se ato që thuhen për Rudolfin, mbesin në dosje. Kjo përbën fillimin e dosjes sime. Dosja ka një logjikë në vetvete dhe ironia më e madhe është se në faqen 16 thuhet se edhe kujdestari i konviktit në një bisedë shprehet se Rudolfi është njeri finok dhe i rrezikshëm i çrregullt, rebel. Këtu fillon zanafilla dhe ironia është se mendimi im është thotë operativi ato kanë një bazë dhe duhen pranuar si të vërteta. Dmth fillon orteku, logjika e dosjes ka logjikën e ortekun, është një topth i vogël që fillon rrokulliset dhe është aq absurde që dhe ata që e nisin po të duan ta ndalojnë nuk e bëjnë dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy