Rusia ruan të pandryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën, pavarësisht marrëveshjes së firmosur javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.
Siç raporton agjencia Tass, ka qenë presidenti serb, Alekdandër Vuçiç, i cili i ka telefonuar homologut rus, Vladimir Putin, për ta njohur me detaje të marrëveshjes.
Sipas deklaratës të cilës i referohet agjencia, Putin ka theksuar domosdoshmërinë e një kompromisi nga i cili Beogradi del i kënaqur dhe që merr edhe miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
"Vëmendje e veçantë i kushtohet problemit të Kosovës. Vuçiç informoi (Putinin) në lidhje me negociatat në Uashington dhe Bruksel më 4 dhe 7 shtator. Putini konfirmoi pozicionin e pandryshuar të Rusisë në zhvillimin e një zgjidhje të ekuilibruar dhe kompromisi që është e pranueshme për Beogradin dhe e cila duhet të përcaktohet nga Këshilli i Sigurimit i KB", thuhet në deklaratë.



