Dr. Anthony Fauci ka deklaruar se variant i ri i Covid-19 i cili u zbulua fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar mund të bëhet mutacioni dominues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në mars.
Qindra raste të këtij varianti janë konfirmuar tashmë në SHBA dhe ka shumë më tepër që nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Por sipas Faucit vaksinat duket të jenë mjaft efektive kundër variantit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai po ashtu pranoi se vaksinat janë "më pak" efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut dhe se ky fakt nënvizon nevojën për të kufizuar gjerësisht përhapjen e koronavirusit në SHBA.
"Ne ende nuk kemi nën kontroll këtë pandemi”, tha Dr. Rochelle Walensky, drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve duke bërë thirrje për vigjilencë të shtuar pasi sipas saj variantet e reja të Covid vijojnë të mbeten shqetësim i madh.
*Marrë nga The Guardian



