Deputetët e PD-së dhe ata të LSI-së bëhen bashkë kundër ministrit Bushati

Deputetët e PD-së dhe ata të LSI-së bëhen bashkë kundër ministrit Bushati

Një debat i ashpër mes deputetit demokrat, Genc Pollo, dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, në mbledhjen e sotme të Komisionit të Integrimit Europian, ka bërë bashkë demokratët dhe deputetët e LSI-së.

Të dy palët e kanë dënuar sjelljen e Bushatit, duke e cilësuar këtë një akt të papranueshëm dhe të dënueshëm. Deputetët e PD-së dhe ata të LSI-së kanë firmosur dokumentin, ku kërkojnë të merret masë disiplinore ndaj ministrit Ditmir Bushatit.

Letra e plotë drejtuar Kuvendit:
Ne, anëtarët e Komisionit të Integrimit Europian, të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati, Ministër për EPJ gjatë dëgjesës së tij  para Komisionit, sot, e martë, 17 tetor  2017, shprehemi si me poshte vijon:

Pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të paprovokuar, Bushati në mungesë të argumenteve dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, z.Genc Pollo, dhe vijoi të përgojonte dhe deputetët e tjerë të opozitës.

Ne, anëtarët e Komisionit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit.

Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë. 

Ne do ndjekim procedurat e Rregullores së Kuvendit që të merret masë disiplinore ndaj deputetit Bushati.

Kejdi Mehmetaj

Aldo Bumçi

Grida Duma

Vangjel Dule

Jorida Tabaku

Viktor Tushaj

Genc Pollo

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy