Helikopterë me ujë u panë mbi autostradën 118 Ronald Reagan në Kaliforninë e Jugut, duke bërë që edhe makinat të hedhin uji në rrugë për të shmangur flakët e mëdha që i afroheshin autostradës. Dy zjarre të reja shpërthyen në jug të Kalifornisë një në Thousand Oaks, që ka sjell një vrasje masive duke lënë 12 njerëz të vdekur javën e kaluar.
E dyta ishte në luginën Simi, afër autostradës 118 Ronald Reagan. Njerëzit gjithashtu po lëviznin në rrugën e gabuar në autostradë për të shpëtuar nga djegia e zjarrit, gjë që ka shkatërruar rreth 105 hektarë.
Sipas autoriteteve numri i të vdekurve nga zjarret e Kalifornisë vazhdon të rritet. Ttë paktën 42 persona janë konfirmuar të vdekur, duke e bërë atë zjarrin më vdekjeprurës në historinë e vendit.
Në video shihet autostrada e madhe e mbushur me makina dhe fare pranë saj zjarri masiv. Një helikopter është filmuar duke hedhur ujë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka përfshirë të dy skajet e shetit. Në total janë më shumë se 8.000 zjarrfikës në të gjithë vendin që po luftojnë me flakët që shkatërruan më shumë se 7.000 objekte dhe dogjën një sipërfaqe më shumë se 325 kilometra katrorë.
Pamjet më tej ilustrojnë intensitetin e zjarreve në Kaliforni - Camp Fire është më vdekjeprurëse në historinë e shtetit në një kohë kur temperaturat zakonisht bien dhe flakët janë më pak të shpeshta.



