Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok antikushtetuese, cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok antikushtetuese, cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi se mbyllja e platformës TikTok me vendim të Këshillit të Ministrave cenoi lirinë e shprehjes dhe të shtypit. 

 

Vendimi u mor pas padisë së depozituar nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe Balkan Investigative Reporting Network Albania kundër VKM-së nr.151, datë 6 mars 2025.

 

Gjykata vlerësoi se ndërprerja e aksesit në platformë përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe se masa nuk përmbush kriterin kushtetues “vetëm me ligj”, pasi qeveria nuk kishte autorizim të qartë ligjor për të bllokuar një platformë online për të gjithë përdoruesit. 

 

Megjithatë, gjykata pranoi se qëllimi i qeverisë për mbrojtjen e fëmijëve nga ndikimet negative të platformës përbën interes publik.

 

Në përfundim, gjykata theksoi se kufizime të tilla duhet të vendosen vetëm me bazë të qartë ligjore dhe duke respektuar parimin e proporcionalitetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy