Kryeministri malazez shkarkon nga detyra ministrin e drejtësisë pasi refuzoi të pranonte gjenocidin e kryer në Srebrenicë, çka shkaktoi reagime të ashpra te komunteti boshnjak, por edhe te ai shqiptar. Ndërkohë që vendimi i kreut të qeverisë malazeze kritikohet nga zyrtarët në Beograd.



