"Furia e koronavirusit tregon çmendinë e luftës. Kjo është arsyeja pse sot unë kërkoj një armëpushim global dhe të menjëhershëm në çdo cep të botës. Është koha për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe për t’u përqendruar në luftën e vërtetë të jetës sonë. Palëve kundërshtare u them: Tërhiquni nga armiqësitë", ka bërë thirrje në mesazhin e tij, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
"Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur”, ka shtuar ai.



