Disa fshatra në rajonin Belgorod të Rusisë, pranë kufirit me Ukrainën, janë bombarduar mëngjesin e sotëm nga forcat e Kievit.
Lajmin e ka bërë me dije guvernatori Vyacheslav Gladkov në kanalin e tij Telegram.
“Bombardimet ndodhën duke filluar në orën 9 të mëngjesit me orën lokale në rrethin Graivoronsky duke shkaktuar dëme, por pa viktima”, citohet të ketë thënë Gladkov nga agjencia e lajmeve RIA Novosti.
Fshatrat e bombarduar janë Antonovka, Kozinka, Gora-Podil, Graivoron dhe Zamostye.



