Kuvendi i 30 prillit/ Paloka: Mundësi që deputetët të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar pa u futur në garë

Kuvendi i 30 prillit/ Paloka: Mundësi që deputetët të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar pa u futur në garë

Kuvendi u 30 prillit i gjen të përçarë demokratët.

Për deputetin e PD, Edi Paloka, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" të moderatorit Ylli Rakipi, në MCN Tv, një gjë e tillë është më shumë mundësi që të mbledh të gjithë demokratët dhe të njëjtët të pjesë e Këshillit Kombëtar, përfshirë këtu edhe deputetët, pa u futur në garë.

Ne do të bëjmë disa ndryshime statutore, që do të miratohen që në fillim të Kuvendit, pavarësisht nga pozicioni, do të hyjnë në garë gjithsecili nga ne, përfshirë deputetët për tu zgjedhur anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Situata që u krijua ku një pjesë mbështetën Bashën dhe pjesa tjetër jo, na detyroi ne që të krijojmë një hapësirë për pjesën tjetër të deputetëve, që të jenë edhe ata anëtarë të Këshillit Kombëtar pa u votuar në Kuvend, pra kjo është një mënyrë që u dhamë shanse për tu bashkuar, se u ofrohet mundësia deputetëve të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar pa u futur në garë.

Do të jenë 1100 delegatë që do të votojnë për këshillin e ri kombëtar, një institucion që i hap rrugë ristrukturimit të kupolës së Partisë Demokratike, zgjedh kryesinë, nënkryetarët dhe sekretariatet e kësaj partie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy