Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, gjobitet një person

Tentoi të kalonte mallra kontrabandë, gjobitet një person

Një sasi e madhe mallrash të padeklaruara është sekuestruar nga strukturat doganore në Shkodër. Sipas informacionit të dhënë nga Drejtoria e Doganave, mësohet se pranë doganës së Shkodrës është paraqitur mjeti me targë AA953MT /ADR454, ardhur tranzit nga Dogana e Vlorës, në emër të subjektit “Ashel Grup”, i cili pas kontrollit fizik rezultoi se kishte një sasi të konsiderueshme mallrash me diferencë me deklaratën doganore.

Gjatë verifikimit të kontrollit fizik rezultoi një sasi prej 820 kg kafe e padeklaruar, me një detyrim doganor të munguar 214 730 lekë, dhe me penalitet në shumën prej 644.190 lekë. Gjithashtu, u konstatua edhe një kundravajtje administrative, ku në deklaratën transit të bërë nga subjekti nuk ishin deklaruar mallra të ndryshëm me peshë 1056 kg, ku u penalizua me shumën 3-fish të detyrimit doganor, i cili kap vlerën prej 868.020 lekë.

Ky nuk është rasti i parë i kohëve të fundit që kapen mallra kontrabandë, sidomos për mallrat e akcizës. Struktura e Administratës Doganore do vijojnë të jenë të angazhuara tërësisht në zbatimin e detyrave funksionale që kanë me objektivin që tolerancë zero ndaj çdo akti të paligjshëm dhe trafiqeve. Çdo punonjës i Administratës Doganore do të jetë në shërbim për të krijuar lehtësi dhe një klime të favorshme për sipërmarrjen, si dhe në funksion të konkurrencës së ndershme dhe barazisë para ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy