Sulmi ndaj Top Channel, Vangjeli: Ishte një mesazh, krimi është shndërruar në një pushtet

Sulmi ndaj Top Channel, Vangjeli: Ishte një mesazh, krimi është shndërruar në një pushtet

Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se goditja me armë e godinës së televizionit “Top Channel” ishte një mesazh që kanë dashur të japin autorët. Ai tha se sot krimi është bërë një aktor kyç në politikë, ekonomi dhe në media.

Kjo është një ngjarje që vetëm Zoti e pengoi që të mos kthehej në tragjedi të shumëfishtë. Rezultati që kanë dashur të japin autorët, nuk kanë qenë të vrarët, por një mesazh, që e kanë bërë. Nëse më parë autori ishte shteti dhe segmentet e tij, sot kemi një simbiozë të çuditshme, biznese me media. Sot krimi është bërë një aktor kyç në politikë, ekonomi dhe në media.

Krimi, ashtu siç është, është shndërruar në një pushtet më vete dhe që ka depërtuar në të gjitha pushtetet e tjera, si metastazat e kancerit. Kjo luftohet me operacion për të hequr masën tumorale dhe besoj se politika është masa tumorale e këtij vendi, nga e cila devijon çdo e ligë që na ka ardhur deri tani. Klima e urrejtjes, gjuha e urrejtjes, gjuha e militarizuar e tyre. Nesër në vend të një bari, televizioni etj mund të jetë secili prej nesh

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy