
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se deputetët që thonë se janë kërcënuar që të qëndrojnë krahë Bashës dhe jo Berishës, janë duke u justifikuar për vendimin që kanë marrë.
Shehaj tha se personalisht nuk i ka kërkuar askush që të distancohet nga Berisha.
“Kam dëgjuar shumë deputetë që thonë na kërcënuan, besoj është për të justifikuar vendimin që kanë marrë. Të fshihesh pas vendimeve është e pandershme dhe jokorrekte. Asgjë nuk është e pamundur në politikë.
Është e vështirë, s’është e vështirë, por e rëndësishme është çfarë duan demokratët. Nëse ata duan Berishën brenda PD atëherë duhet të pajtohemi me vendimin e demokratëve.
Nuk më ka kërkuar njeri të distancohem nga Berisha. Kush fshihet pas ambasadores amerikane nuk është korrekt. Unë jam i bindur që takimi me ambasadoren në Fushatë më ka dëmtuar. Ai që mendoj unë që nuk u tregua i sinqertë me demokratët është Basha që bëri sikur mbajti anën e Berishës dhe arriti të rikonfirmohet.", u shpreh Shehaj.



