PD jep argumentet ligjore lidhur me kërkesën për shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit, e cila I është dorëzuar dje Kryeministrisë. Në letrën dërguar kryeministrit, PD rendit ato që i cilëson shkelje të kryera nga Vangjush Dako të kreut të krimit të organizuar, Lulzim Berisha.
“Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në Durrës dhe deputetët e këtij qarku, kanë dorëzuar dje në zyrën e kryeministrit kërkesën zyrtare për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, për shkeljet e rënda të ligjit duke favorizuar lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kreu i krimit të organizuar në këtë qytet. Jashtë rasteve të parashikuara në ligj, Vangjush Dako ka garantuar punësimin e Lulzim Berishës. Dako ka kryer shkelje të rënda, duke lëshuar vërtetim për punësim pa u mbështetur në asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë”, bën të ditur PD-ja.
