Karamuço: “Pasaportat e arta” mund të sjellin probleme në Shengen. Rusët vijnë si turistë dhe futen në objekte strategjike

Karamuço: “Pasaportat e arta” mund të sjellin probleme në Shengen. Rusët vijnë si turistë dhe futen në objekte strategjike

Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço, deklaron se për largimin e kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka ende shumë të pathëna mbi arsyen pse u hoq.

Duke folur për MCN Live, ai tha se nga deklarimet e fillimit kur u shkarkua, ka ardhur duke u zbutur retorika fakti pse u shkarkua, por se ka ngelur në axhendë, mos zbulimi i fatit të Ervis Martina.

Por sipas tij, ka inkoherencë të madhe pasi shtoi se nga njëra anë thuhet se ka pasur sezon të mirë turistik, por vetëm pas shkarkimit u kuptua se ka pasur problematika të mëdha për situatën e rrezikut në sezon turistik.

Karamuço shtoi se ka pasur mungesë menaxhimi për mjetet lundruese, por përveç kësaj tha se nuk ka pasur ngjarje të shtuara, përveç dy deklaratave të Nuredin Dumanit, ndërsa nënvizoi se situata tjetër e krimit nuk ka pasur të dhëna sa të çonin në shkarkimin e Gledis Nanos.

Ai shprehet i bindur se nuk jemi para ngjarjeve që të shkonim një shkarkim të tillë, ndërsa e cilësoi si partner të rëndësishëm, që nga shkollimi në SHBA dhe pozicioni si drejtor i njësisë së antiterrorist.

Gledis Nano është aset i sigurisë publike, i cili nuk duhet lënë në hije pse nuk arriti një objektiv, por duhet emëruar diku. Në momentin që sulmohet nga hakerat dhe vendet jo mike, duhet të merret në mbrojtje. P

ër shumë prej operacioneve për trafikun e drogës dhe terrorizmin në Shqipëri, shumë informacione na i kanë sjellë ndërkombëtare, se nuk kemi qenë në gjendje të mblidhnim informacione si me Manzën, etj., mund të kishim tragjedi.

Sot na del një shkrimtar që ka qenë në shënjestrën e tyre. Të gjithë partnerët në Shqipëri, çfarë axhende kanë pasur e kanë zbatuar në mënyrë rigoroze dhe ne jemi vënë në shërbim të tyre, për të forcuar marrëdhëniet serioze, jo shkelje syri.

Nga dokumentet e hakerave, del se marrim informacione nga institucionet ndërkombëtare por nuk i vëmë dot në veprim.

Këtu duhet të ndalemi se çfarë gabimi ka bërë Nano, drejtorët e tjerë dhe më tej të nxjerrim përfundime.

Lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare për të shitur “pasaportën e artë” për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri, duke i hapur rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e pasaportës shqiptare në botë, Karamuço e cilësoi si nismë paralel me amnistinë fiskale, e cila përcakton disa nga aspektet që kanë të bëjnë me parajsën fiskale.

Njerëzit që mund të vijnë këtu dhe të investojnë, është përmendur nga Komisioni Europian Shqipëria si rrezik që mund të futen me pasaporta të arta, persona të krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parasë.

 Jemi në një risk që Komisioni Europian, ka kërkuar që për raste të tilla të merren masa për Maltën, se po argumenton se ata që i kanë marrë, kanë aplikuar para se të hynte në fuqi vendimi i pezullimit.

Që nga viti 2020, asnjë prej vendeve që e kishin nuk e kanë më këtë pasaportë. Madje mund të lindin shumë problematika për hapësirën Shengen të cilën me zor e morëm dhe e kemi të vyer dhe nuk mund ta humbim më.

Nëse japim pasaporta vend e pavend pa bërë një filtër, mund të ketë problem për shkak të dhënies së këtyre pasaportave në vendet e tjera. Nëse marrin pasaportë, këta bëhen njëlloj me shtetasit shqiptar, por kanë shumë më shumë para.

Nuk i filtrojmë dot, për sa kohë nuk kanë rekorde kriminale. Duke u ndodhur përballë amnistisë fiskale, mund ti sjellin paratë e pista këtu dhe ti shpërndajnë.

Nuk është justifikim se kështu ka bërë bota, se kemi shumë probleme në realitetin shqiptar. Rrezik është se kush individ do na hyjë dhe çfarë loje do na luajë.

Vendi ynë është me demokraci ende hibride që është ende i brishtë, është ende herët të flasim se kemi filtra të mira lidhur me këta individë.

Lidhur me të dyshuarit si spiunë rus në Mal të Zi, Karamuço tha se në fund të muajit gusht Mali i Zi u godit nga një sulm i jashtëzakonshëm i hakerave rusë, për gjithë infrastrukturën e institucioneve shtetërore.

Ndër të tjera tha se është marrë një hetim i madh, për të kërkuar për servera dhe pajisje të tjera në përdorim, teksa e cilësoi si financim rus.

Është iniciativë e të ushtrisë private Wagner, që kanë hyrë dhe duan të bëjnë grusht shteti në Malin e Zi. Pas informacioneve në bashkëpunim me SHBA dhe NATO, u shpallën non grata 6 diplomatë rusë, ndërkohë vijojnë bastisjet për gjetjen dhe identifikimin e pikave të sulmit kibernetik dhe jo vetëm.

Po mendohej edhe një tjetër gusht shteti, por duhet të jem i rezervuar, pasi bëhet fjalë për destabilizim që kë lidhje me agjenturat ruse.

Kemi pasur një rast të konfirmuar, se një prej këtyre të ushtrisë private Wagner, që reklamohej në rrjetet sociale, që janë prekur, është futur në territorin shqiptar, pasi është shpallur në kërkim nga Mali i Zi, nuk dihet ku ka shkuar.

Kemi pasur informacione se nga Mali i Zi kanë ardhur shumica e tyre që ne i kemi arrestuar, nga Mali i Zi e kanë më lehtë të hyjnë për shkak se kanë investime, kanë imobiliare dhe kanë lënë jahte.

Hyjnë në Shqipëri si turistë dhe më pas ndodh ajo që ndodhi në Gramsh. Futen në objekte strategjike të rëndësisë së veçantë që në momente të caktuara mund t’i shpërthejnë dhe do jetë një katastrofë.

Prokurori i Malit të Zi, ka përmendur dhe Shqipërinë se ka pasur aktivitet të shtuar. Problem është se në territorin e Republikës serbe kemi një qendër humanitare, ku thuhet se gëlon agjentura ruse për gjithë Ballkanin.

Kemi zhvilluar dhe vazhdojmë të shkëmbejmë informacione sensitive në kuadër të NATO-s me Kosovën, Maqedoninë Malin e Zi. NATO ka qenë në Shqipëri dhe vetëm këto vende vetëm për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy