
Shkencëtarët besojnë se kanë gjetur "shkakun" që çon në mpiksje gjaku jashtëzakonisht të rrallë pas vaksinës Oxford-AstraZeneca.
Ekipi në Cardiff dhe SHBA, ka treguar në detaje të hollësishme se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës.
Ata mendojnë se kjo nis një reaksion zinxhir, që përfshin sistemin imunitar, që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme. Vaksina mendohet se ka shpëtuar rreth një milion jetë nga Covid.
Studimi i tyre, i botuar në revistën Science Advances, zbulon se sipërfaqja e jashtme e adenovirusit tërheq proteinën e trombociteve si një magnet. Këto mpiksje, të njohura si trombocitopeni e shkaktuar nga vaksina, kanë shkaktuar 8 viktima nga afro 50 milionë doza të AstraZeneca të dhëna në MB.
AstraZeneca tha se vaksina mendohet se ka shpëtuar më shumë se një milion jetë në mbarë botën dhe ka parandaluar 50 milionë raste të Covid.
Ekipi i Cardiff shpreson se gjetjet e tyre mund të përdoren për të përmirësuar vaksinat e bazuara në adenovirus në të ardhmen dhe për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të mpiksjes së gjakut.



