Një bombol gazi ka shpërthyer para pak minutash në një banesë në Gjirokastër duke shkrumbuar të gjithë apartamentin dhe orenditë shtëpiake.
Ngjarja ka ndodhur ne lagjen ‘Kodra e Shtufit’ dhe në vendngjarje kanë shkuar forcat policore dhe ato zjarrfikësve të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.
Ndërsa zjarri po gjeneronte, zjarrfikësit kanë evakuuar edhe çiftin e bashkëshortëve të moshuar duke i shpëtuar atyre jetën.
Ndërkohë grupi hetimor i pranishëm në vendinngjarje po punon për shkaqet e plota të shpërthimit të saj.



