
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fazën e rivlerësimit të burimeve njerëzore në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), si pjesë e një reforme më të gjerë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.
Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, në një analizë për edicionin informativ të “MCN TV”, e cilësoi këtë proces si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të kontrollit.
Mendoj se është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit të kontrollit. Institucionet e centralizuara si AKU mundësojnë standardizim të procedurave dhe koordinim më të mirë ndërmjet inspektorateve.
Duhet shmangur situata ku të gjitha inspektoratet i shkojnë një biznesi në të njëjtën periudhë dhe sidomos praktikat e ndryshme nga një rajon në tjetrin.
Imagjinoni një biznesit ti shkojnë të gjitha inspektoratet ne kontroll gjatë të vitit përfshirë edhe AKU, dhe duhet shmangur dhe këto praktikat e ndryshme ne zonat e ndryshme te vendit.
Ai theksoi se struktura e institucioneve të tilla duhet të shkojë drejt modelit të ashtuquajtur “organizatë e sheshtë”, ku niveli i hierarkisë dhe vendimmarrjes të jetë më i thjeshtë dhe më efikas.
Puna qëndron që ne duhet te shkojmë drejt atyre që quhen ‘organizata të sheshta’, të mos ketë shumë nivele menaxheriale dhe nivele të marrjes së vendimit.
Duhet te kemi numër të kualifikuar të stafit dhe duhet të ketë transparencë si dhe të mos ketë ndikime politike në kontroll. Mjetet e punës, transparenca dhe pavarësia janë thelbësore.
Sipas tij, testimi i inspektorëve të AKU-së duhet të mos jetë i vetëm një herë gjatë punësimit, por të zhvillohet në mënyrë periodike, për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme në teknologjinë ushqimore.
Patjetër që testimi është i rëndësishëm dhe këtu nuk bëhet fjalë për testimin fillestar po për atë periodik, se behet fjalë që të marrin njerëz të profileve, të zanatit.
Pra puna është te testimet periodike sepse ka gjithmonë gjera të reja, ka përditësime ne përditshmërinë e teknologjisë se ushqimit, rreziqet biologjike, kimike, fizike, që vijnë nga ndotja e ushqimeve tani janë edhe me evidente, seç kane qenë 50 vite me parë.



