
Një nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksidentin në qendër të Tiranës ku një autobus linje goditi nga pas disa makina, duke shkaktuar 6 persona të plagosur.
Drejtuesi i Benz-it me ngjyrë vishnje, tha se mban mend vetëm zhurmat e llamarinave që erdhën më mbas.
Ishte semafor i kuq kur autobusi goditi nga mbas. Për fat instinkti i shoferit që mbajta këmbën në frena, se kushedi se çfarë do ishte bërë. Për mua ishte shumë shpejt.
E kisha të vendosur rripin. Në autobus kishte shumë të lënduar, erdhën morën të parët. Shoferi i autobusit ishte rreth të 60-ve.
Ishte i shokuar, a me alkool, a tension apo zemër le ta shohë policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, ku një autobus i linjës së Unazës u përplas me disa automjete.



