Skandali me mbetjet e “Kurum”/ Guri: Varrosja në Porto Romano shumë e rrezikshme. Duhet të asgjësoheshin! (VIDEO)

Skandali me mbetjet e “Kurum”/ Guri: Varrosja në Porto Romano shumë e rrezikshme. Duhet të asgjësoheshin! (VIDEO)

Ambientalisti Sazan Guri pretendon se mbetjet e Kurumit mund të jenë varrosur, ose mund të ketë plan të varrosen në një industriale si Porto Romano. Guri theksoi në Mcn Live se kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin e qytetarëve, pasi zona ka aktivitet të lart njerëzor. 

 

E kemi thënë që në fillim kur mbetjet u përcaktuan si të papërcaktueshme, me mundësinë më të madhe, mbetje të rrezikshme, mund të ketë edhe tonazh të mbetjeve radioaktive, askush s’e di. Rrezikshmëria është shtuar tani, pasi qeveria u tregua moskokçarëse, në vend t’i sistemonte në landfilla, por i çojë në Porto Romano, në një zonë industriale. Isha i bindur që qeveria do t’i lërë të paasgjësuesve. 

Zona ka aktivitet të lartë njerëzor, ka fshat, lumë afër, ke ujëra nëntokësorë, ke pyll. Kemi laborator. Por edhe nëse mungon laboratori, qeveria për këtë është, ta çojë në një shtet tjetër. Këta s’duan ta bëjnë analizën e përcaktimit të kësaj mbetje. I ranë shkurt duke e lënë gjoja në heshtje. Kemi të bëjmë me mbetje super të rrezikshme. Dyshoj që edhe mbetjet siriane, edhe këto mbetje, janë varrosur në një thellësi 2-5 metra, që dëmet në ujë, pyll, janë të pallogaritshme.

 S’është rastësi që shqiptarët vdesin me sëmundje edhe të panjohura, por edhe me shkallën më të lartë të sëmundjeve kanceroze. Tenus është në Tiranë laboratori më modern në Europë. Vjet Prokuroria Durrës më ka thënë që kemi nevojë për ekspertizën tënde, që atëherë s’më ka thirrur. Jam i bindur që ato mbetje ose janë varrosur, ose kanë ndërmend të varrosen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy