Çmimi i energjisë, rekord/ Gordani: KESH parashikon që gjatë verës të importojmë 53 % të nevojave të konsumit

Çmimi i energjisë, rekord/ Gordani: KESH parashikon që gjatë verës të importojmë 53 % të nevojave të konsumit

Çmimi i energjisë elektrike u është afruar rekordeve më të larta historike, me një çmim 442 euro për megavat orë, ndërsa çmimi në pikun e kërkesës ka kapur vlerën 488 euro për megavat orë.

Lidhur me këtë situatë që ka prekur edhe vendin, eksperti i energjisë, Lorenc Gordani, u shpreh për edicionin e lajmeve në “MCN tv” se pavarësisht shtimit të prodhimit, Shqipëria nuk ka arritur që të përballojë vetë nevojën për konsum.

KESH ka blerë 20.630 megavat orë energji për datat 2 deri në 10 korrik me një çmim mesatar prej 333 euro.

Në total për 1 javë, fatura e energjisë elektrike ka kapur vlerën e 7 milionë eurove.

Natyrisht diçka e tillë vjen nga importet, por importet tashmë janë shumë më të larta, pra bëhet fjalë, jo më ngritje siç ndodh natyrshëm 15%, por bëhet fjalë për rritje disa fishë, çfarëdo të thotë se do të jetë edhe më e madhe.

Shqipëria, nuk bën përjashtim nga rregulli, vetë BE merr 50% të energjisë nga importet, dhe si rrjedhim ka nevojë për të importuar nga jashtë, njëjtë edhe me rastin e Shqipërisë dhe me zhvillimin tonë që nuk është aq i avancuar.

Në Shqipëri, sa më e lartë të jetë kurbat e parametrit të GJDP, që më të lartat janë kërkesat e konsumit të vendit. Vendet e BE-së kanë një bursë energjie, është një aspekt tjetër që e mundëson, edhe Shqipëria duhet të bëj.

Sipas Gordanit, KESH parashikon që gjatë verës të importojmë 53 % të nevojave të konsumit energjetik.

Situata hidrike nga të dhënat e fundit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregon se është në parametrat normal.

Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës është 287 metra, afër mesatares shumëvjeçare të kësaj periudhe, ndërsa Komani dhe Vau i Dejës ndodhen në kuotat e 173 dhe 73 metrave. Pra, jemi afër mesatares shumëvjeçare.

Jemi futur në periudhën që po importohet, në maj janë importuar 175 milionë €, dhe tanimë do të fillojmë importet e rëndësishme,

Tanimë hapen skenarët që mbi të cilët kishte më shumë frikë, për të pasur rritje më të lartë të importeve në bursat dhe duhet të presim situatën në tetor-nëntor, nëse ne bëjmë llogari, duke qenë se gjatë muajve të nxehtë risim konsumin energjetik, janë 3 mijë € që duhet të importojmë çdo ditë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy