Në mes të protestave kundër qeverisë dhe Brukselit, fermerët francezë i shpallin luftë domateve të importuara, dhe veçanërisht atyre që vijnë nga Maroku.
Sipas të dhënave të publikuara nga transmetuesi ‘Bfmtv’, në vetëm pesë vjet importi i domateve “Origine Maroc” është rritur me 40% , siç raportohet nga shoqata tregtare ‘AOPn Tomates et concombres de France’ (domate dhe tranguj).
Për analistët, domatja është një përqendrim i vogël i problemeve që minojnë bujqësinë franceze, kostot e larta të punës, mungesa e konkurrencës, vizioni tepër elitar i konsumatorit dhe gabimet në strategjinë për të përmirësuar cilësinë e produkteve “Made in France”.
Të prekur nga ky zemërim, ditët e fundit në autostradën A7, pranë Montelimar, dhjetëra fermerë francezë sulmuan kamionët që vinin nga jashtë dhe shkarkonin qindra kilogramë perime, veçanërisht domate, si dhe speca, lakër dhe patëllxhanë. Në qershor 2023, në shenjë proteste, prodhuesit vendas bastisën një supermarket Leclerc në Arles për të ngjitur etiketa me fjalët “origjina Maroc” në pako me domate qershi të shitura për 0.95 cent.
Relativisht e qëndrueshme midis 2011 dhe 2017, me një mesatare prej 300 mijë tonë në vit, importet marokene të domates u rritën: sipas të dhënave doganore ato arritën në më shumë se 425 mijë tonë në 2022, duke shënuar një rritje prej 40% në vetëm pesë vjet.
Rritje që erdhi në kurriz të domateve spanjolle, të cilat kanë 10 vite në rënie dhe veçanërisht të domates franceze.
Franca aktualisht importon një sasi domatesh pothuajse të barabartë me prodhimin e saj kombëtar. Vendi është importuesi i tretë më i madh i domateve në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.
Një pjesë e madhe e importeve kalojnë vetëm përmes Francës (rreth 200 mijë tonë nga mbi 500 mijë në vit) dhe konsumi i domateve të importuara është kryesisht sezonal nga nëntori deri në prill.
Pavarësisht gjithçkaje, pesha e domateve të importuara në konsum po rritet, e cila vjen jo vetëm nga Maroku, por edhe nga Belgjika dhe Holanda, vende të tjera konkurruese.
Nga ana marokene, Franca është një treg i shijshëm. Vendi i Magrebit është bërë eksportuesi i tretë më i madh i domateve në planet dhe Franca është deri tani klienti i saj kryesor me 51% të prodhimit të shitur jashtë vendit, përpara Mbretërisë së Bashkuar (19%) dhe Holandës (11%). Francezët janë konsumatorë të mëdhenj të domateve dhe blejnë 13.6 kg për frymë në vit, duke e bërë atë perimen e freskët më të blerë nga familjet. Që nga viti 2012, një marrëveshje e tregtisë së lirë mes BE-së dhe Marokut i lejon këtij të fundit të eksportojë 285 mijë tonë domate nga data 1 tetor deri më 31 maj pa detyrime doganore.
Kjo marrëveshje nuk u rishikua në rënie pavarësisht daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, duke rritur rrjedhimisht pjesën e domates marokene në pjesën tjetër të kontinentit të vjetër.
Megjithatë, kjo marrëveshje nuk shpjegon entuziazmin e konsumatorëve për domatet marokene. Prodhimi francez ka rënë në mënyrë dramatike që nga vitet 2000, veçanërisht në jug të Francës. Fermat Bretone, sot 25% e prodhimit, po marrin përsipër falë kultivimit në serra dhe fillimit të sëmundjeve të bimëve.



