Aksidenti i mori jetën 8-vjeçarit në trotuar, banorët e Pajovës në protestë: Duam drejtësi

Aksidenti i mori jetën 8-vjeçarit në trotuar, banorët e Pajovës në protestë: Duam drejtësi

Banorët e fshatit Pajovë të Peqinit kanë organizuar një protestë simbolike paraditen e kësaj të premte në vendin ku humbi jetën vogëlushi 8-vjeçar Enio Tabaku.

Në vijën e parë shihen familjarët me fotot e vogëlushit dhe pankarta në duar teksa kërkojnë drejtësi dhe vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.

Pas tyre vijnë protestues të tjerë nga zona të prekur mbi ngjarjen e rëndë. Banorët bllokuan rrugën!

Kujtojmë se i mituri humbi jetën në aksidentit tragjik të regjistruar mesditën e 31 tetorit në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

8-vjeçari po qëndronte në anë të rrugës në trotuar, kur një automjet tip “Volkswagen” u përplas me një automjet tip “Audi” dhe si pasojë e përplasjes së fortë, një prej makinave përfunduar jashtë rruge, duke përplasur vogëlushin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy