Hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët falin namazin

Hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët falin namazin

Pas 102 vitesh, është hapur në Selanik xhamia “Jeni”, e cila është përdorur kryesisht si hapësirë për ekspozita të artit pamor.

Sot në mëngjes dhjetëra besimtarë myslimanë mbërritën në xhami për të falur namazin në ditën e Fiter Bajramit.

Namazi i kryer në gjuhën arabe përfundoi pas gjysmë ore dhe u pasua nga një predikim në arabisht dhe greqisht.

Xhamia "Jeni", e projektuar nga arkitekti italian Vitaliano Poselli në vitin 1902, u ndërtua fillimisht për komunitetin Dönmeh të qytetit, të cilët ishin hebrenj të konvertuar në myslimanë.

Megjithatë, pas largimit të Dönmeh gjatë shkëmbimit të popullsisë midis Greqisë dhe Turqisë, ndërtesa u ripërcaktua si Muzeu Arkeologjik i Selanikut në vitin 1925. Sot, ajo shërben si një qendër ekspozitash arti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy