Haradinaj ka dalë në shesh dhe takohet me familjarët e grupit të Kumanovës (VIDEO)

Haradinaj ka dalë në shesh dhe takohet me familjarët e grupit të Kumanovës (VIDEO)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dalë në shesh te protestuesit dhe ka diskutuar me familjarët e të dënuarve në rastin Kumanova.

Fillimi i komunikimit me ta nuk ka qenë edhe i qetë, pasi disa protestues filluan të brohoritnin "hiqe policinë…".

Këtu ka ardhur në shprehje temperamenti i kryeministrit Haradinaj, i cili ka thirrur "hej ti që po pisket atje, mshele. Nëse doni të bisedoni, për atë jam këtu, mundem edhe të kthehem në zyrë", shkruan Gazetametro.net.

Më pas Haradinaj ka folur me disa nga familjarët të cilëve u ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre, sepse siç ka thënë mund të bëni edhe gabime pasi "djemtë nuk janë këtu, por janë atje mshelun".

Ai ka shprehur gatishmërinë që t’u ndihmojë në këtë rast, por është rezervuar të flasë me detaje para medieve. 

“Bëjeni një listë nga një për familje, dhe ejani në zyrë te unë. Aty do të diskutojmë më në detaje”.

Se vendimi i gjykatës maqedonase edhe mund të ndryshohet, Haradinaj ka përdorur një shprehje popullore. “Shyqyr Zoti nuk i ka dënu, por njeriu. Edhe mund të bëhet diçka”. 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy