
Ka përfunduar në GJKKO seanca për inceneratorin e Elbasanit.
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimet për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, për Lefter Kokën dhe personat e tjerë të akuzuar.
Ish-ministri i Mjedisit është dënuar me 5.8 vite burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar.
Ndërkohë, ish-deputeti socialist dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm për akuzat që lidhen me Elbasanin.
Mbi 11 vite burg është dhënë nga togat e zeza për Mirel Mërtirin dhe bashkëjetuesen e tij, Stela Gugallja. Respektivisht, 6.8 vite burg për Mërtirin si pronar i kompanisë së inceneratorit dhe 4.8 vite burg për Gugalljan, si ortake dhe administratore.
Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit për inceneratorin e Elbasanit:



