Sot 10 vite nga protesta e 21 janarit

Sot 10 vite nga protesta e 21 janarit

Protesta e 21 janarit 2011 është padyshim një nga protestat më të përgjakshme, ku katër persona humbën jetën. Katër protestues të Partisë Socialiste u vranë nga Garda e Republikës, në Bulevardin “Dëshmorët e  Kombit”, përpara Kryeministrisë.

E gjitha nisi rreth orës 14:00 ku protestuesit e mbledhur nga e gjithë Shqipëria përshkruan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” përpara Kryeministrisë. Protesta u organizua nga PS, pas publikimit të videos Meta-Prifti. Ndërsa turma nisi me thirrjet kundër kyeministrit të atëhershëm, Sali Berisha. Në vetëm pak minuta fillluan edhe hedhjet e sendeve të forta drejt godinës së Kryeministrisë.
Efektivët e Gardës duke parë që protesta po merrte të tjera dimensione, rreth orës 14:30 u shtuan edhe më shumë në oborrin e Kryeministrisë. Ndërsa një makinë me ujë me presion filloi të lagte protestuesit. Ky veprim irritoi edhe më shumë protestuesit, të cilët filluan të hedhin drejt Gardës sende të forta, pllaka trotuari dhe ç’tu dilte përpara.


Në këtë moment ata u ngjitën në kangjellat e Kryeministrisë, por nuk arritën të futen brenda. Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve hipën edhe mbi godinën e Piramidës, nga ku godisnin me pllaka guri. Nga këto sulme, shumë efektivët të Gardës së Republikës pësuan një sërë dëmtimesh fizike.
Pas kësaj, Garda reagoi duke qëlluar fillimisht me fishekë manovrë, ndërsa kur situata u tensionua edhe më shumë, filluan të qëllojnë me fishekë luftarakë në ajër. Një pjesë e efektivë me shkopinj gome filluan të godasin dhe të nxjerrin jashtë protestuesit që ishin futur brenda kangjellave rrethuese të Kryeministrisë. 


Ishte ora 16:10, nga Kryeministria u dëgjuan të shtëna armësh. Më vonë u vërtetua se qëlluan njëkohësisht Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, nga Kryeministria drejt turmës së protestuesve. Si pasojë, humbën jetën Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekura Deda dhe Faik Myrtaj. Po ashtu mbetën të plagosur edhe shtatë persona të tjerë, mes të cilëve edhe gazetari Fatos Mahmutaj.


Nuk vonoi shumë dhe Kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, doli në një konferecë për shtyp dhe tha se donin t’i bënin puç. Më vonë efektivët që qëlluan drejt turmës dhe lanë të vdekur katër persona, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, dolën të pafajshëm nga Kryeministria.

 Jo më larg se dje, Policia e Tiranës ka dorëzuar në Prokurori një kërkesë për rifillimin e hetimeve, ku specifikon pyetjen edhe njëherë të të afërmve të viktimave dhe dëshmitarëve të vrasjes.

Për nëntë vite socialistët kanë marshuar përgjatë bulevardit deri në vendin ku protestuesit u vranë, por nuk për ditën e sotme nuk dihet ende nëse do të ketë organizim përkujtimi për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy