Simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbyllur protestën performancë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Prova” për protestë e LVV’së ku është planifikuar të mblidhen rreth pesë mijë persona është përcjellë me thirrjen “Duam zgjedhje”, ku edhe ishte vendosur një baner me të njëjtin mbishkrim në mes të protestuesve.
Gjykata Kushtetuese më së largu nesër do të bëjë interpretimin e ligjshmërisë së dekretit të presidentit, Hashim Thaçi për mandatarin.
Këtij vendimi që do të marrë Kushtetuesja, i ka paraprirë sot me një protestë, Lëvizja Vetëvendosje, ku të mbledhur në shesh të Prishtinës kanë kërkuar zgjedhje të reja.
E konsideruar test-protesta, u organizua në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga ballkoni i Qeverisë ka përshëndetur të gjithë ata që po marrin pjesë në test-protestën që po organizohet nga partia që ai drejton.
Ky veprim i Kurtit është pritur me duartrokitje nga protestuesit.
Gjykata Kushtetuese më së largu neser do të interpetojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin, ku pritet që të tregojë nëse partia e dytë lejohet që të formojë qeverinë, në rast se partia e dalë e para nga zgjedhjet nuk i ka numrat.
Këtë dekret të presidentit po e kundërshtojnë LVV’ja që kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme.



