Juristi Indrit Sefa deklaroi për emisionin “Fact Check” se Fredi Belerit nuk mund t’i pengohet në asnjë rrethanë marrja e mandatit si kryebashkiak i Himarës.
Sefa tha gjithashtu se do qartësohet në Gjykatë se ‘dosja Beleri’ ‘ është çështje ligjore dhe se GJKKO do e trajtojë si të tillë.
U bë një luftë e ashpër politike dhe një betejë e ashpër nga ana e kryeministrit për një betejë zgjedhore lokale. Ndërhyrja e menjëhershme e prokurorisë së Vlorës cilësohet ndërhyrje në një kohë të papërshtatshme në lidhje me zgjedhjet. Prokuroria është udhëhequr nga zbatueshmëria e ligjit dhe nga provat që janë në dosje dhe u certifikua dhe me anë të masës së sigurisë që vendosi nga Gjykata. Nga zhvillimet që do dalin gjatë kësaj maratone ligjore në GJKKO mendoj se do qartësohet që është çështje ligjore dhe çështje e shit-blerjes së votës dhe e kryerjes së veprës penale dhe mendoj se Gjykata do e trajtojë vetëm nga ana ligjore këtë çështje.
Në asnjë rrethanë nuk mund t’ i pengohet Belerit marrja e mandatit. Ai aktualisht nuk është kryetar, është qytetar i lirë i këtij vendi, me masë sigurie dhe deri në momentin e bërjes së betimin para Këshillit Bashkiak qeveria nuk mund të marrë asnjë masë për ndalimin e marrjes së mandatit dhe betimit si kryetar bashkie. Pasi të marrë mandatin, atëherë i lind e drejta Këshillit të Ministrave për të marrë vendime për heqjen e mandateit. Në këtë fazë tranzitore qeveria nuk ka mundësi ligjore për të marrë mandatin e fituar me anë të zgjedhjeve.



