‘Sot ka vetëm shoferë për përdorim vetjakë’, eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha jep këshilla për përdorimin e automjetit

‘Sot ka vetëm shoferë për përdorim vetjakë’, eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha jep këshilla për përdorimin e automjetit

Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxcha në një lidhje skype me ‘Zgjiohu me MCN’ ka folur lidhur me shtimin e aksidenteve kryesisht në stinën e dimrit të cilat vijnë dhe si pasojë e infrastrukturës rrugore.

Teksa flet për akset më problematike në Tiranë dhe gjithë vendit, orët e pikut të trafikut, ai jep dhe disa këshilla për përdorimin e automjeteve.

Sipas tij një problematikë e madhe është fakti se dikur përgatiteshin shoferë profesionistë, ndërsa në ditët e sotme ne nxjerrim vetëm shoferë për përdormi vetjakë, dhe ne si natyrë shqiptare nuk e njohim as rrezikun

Kur bie shi njerëzit kalojnë te makinat dhe gropat në qytet ndikojnë dhe të gjitha këto në trafikun e rënduar. Përgjithësisht të gjitha akset kanë probleme sepse ka gropa, por duke hyrë në sezonin e dimrit ai ka problemet e veta dhe duhet të përgatitemi për dimrin.

Makina ka shumë sisteme që duhen kontrolluar, duhet kontrolluar niveli i alkoolit sepse gjatë verës për shkak të temperaturave ai ka avulluar, me rëndësi janë gomat e makinës, nuk kemi kushte klimaterike tejet të ftohta që të kemi goma dimërore, verore apo me thumba por duhet ti kontrollojmë.

Makina duhet kontrolluar patjetër 2 herë në vit, duhet kontrolluar cilësia e vajit të motorit, gomat dhe mjetet e kalueshmërisë.

Semaforët nuk vendosen me hamendje por ka programe kompjuterike matet intensiteti i fluksit të automjeteve, pastaj në bazë të saj vendoset dhe kohëzgjatja për semaforët, nëse ka bllokime është polici rrugor ai që e menaxhon. Policët janë rregullatorë, ata bëjnë balancën në rrugë.

Sa i përket akseve më problematike në të gjithë Shqipërinë eksperti tha se një prej tyre është ajo nga kthesa e Murrashit nga Librazhdi deri lart pasi ka pasur gjithmonë problematika për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe gurëve.

Një aks tjetër me probleme është pastaj rruga e kombit ka pasur probleme por tashmë është punuar dhe është rregulluar.

Përgjithësisht ne si shoferë nuk jemi të kujdesshëm sepse nga natyra shqiptare nuk e njohim shumë rrezikun, por kjo në fakt është e rrezikshme se rrezikon jetën.

Përpara ne nxirrnim shoferë profesionistë ndërsa tani nxjerrim shoferë për përdorim vetjakë. Të gjithë ata që punojnë në institucionet shtetërore s’mund të përdorin patentën e klasit B.

Është momenti kur të gjithë shkojnë në punë dhe shkollë është orari 7-9 që ka më tepër trafik, dhe në orën 10 është trafiku i kafeve i thonë. Po ashtu dhe orari 4-6 , por problemi është se ne nuk dimë ta vlerësojmë kohën nuk e kuptojmë se koha është pasuri kombëtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy