Meksi: Kundër nismës për plazhe 100 për qind publike, puna çalon te menaxhim (VIDEO)i

Meksi: Kundër nismës për plazhe 100 për qind publike, puna çalon te menaxhim (VIDEO)i

Avokati Redon Meksi duke folur në MNC Live u shpreh se kundër idesë së Nismës Thurje për plazhe 100 për qind publike. Meksi tha se nuk është zgjidhje që të kthehet “si në komunizëm”, duke theksuar se sërish inspektori do të marrë para.

Redon Meksi propozoi si zgjidhje një ndarje 50 me 50 për qind mes publikut dhe privatit.

Duhet shpjeguar që plazhi është 100 për qind publik, pronësia. Askush s’mund të bëhet pronar i plazhit, mund ta marrë në menaxhim. Greqia e ka në këtë formë, ti shkon e merr me qira nga bashkia, nuk merr të gjithë hapësirën, aq sa ke shezlong. Ka plazh pa fund publik. Nëse vjen dikush të vendos një çadër, nuk e ndalon dot. Në Shqipëri pjesa ku preket uji, nuk mund të jepet do. Ka gjire të bukura në Sarandë të ndaluara me tra. Me nismën e 100 për qindshit jam komplet kundra. E para më duket e pamenaxhueshme nga ana e bashkisë, e dyta turizmi është zhvilluar sot në Jug pikërisht sepse janë këto lokale. Një lokal i vetëm zhvilloi komplet Dhërmiun. A mori keq mënyra si u zhvillua? Normalisht që mori keq. Por a ta kthejmë si në komunizëm?! Të gjithë zero, të barabartë!

Nuk është problemi i ligjit, është keqzbatimi i ligjit. Kjo mund të ndodhë edhe me 100 për qindshin. Është tjetër gjë 100 për qind me gardhe, tjetër gjë 100 për qind plazh publik. Plazhet janë 100 për qind publike sipas ligjit, puna çalon te meanxhimi. Hajde rregullojmë administratën, bëj një ligj të ri. Por jo me 100 për qind. Unë i jap edhe detyrimin privatit, 50 për qind, t’i japë edhe detyrimin privatit që të mirëmbajë pastër edhe pjesën publike. Edhe te 100 për qindshi prapë do e zbatojë, do marrë prapë para inspektori. Kjo është zgjidhje e gabuar, më kujton atë memorandumin e Berishës për skafet. Meqë s’ke mundësi ta kontrollosh, atëherë po i heq të gjitha”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy