Atmosfera e festave të fundvitit/ Ndizen dritat dekorative në Lezhë, Korçë e Gjirokastër (VIDEO)

Atmosfera e festave të fundvitit/ Ndizen dritat dekorative në Lezhë, Korçë e Gjirokastër (VIDEO)

Atmosfera e festave të fundvitit ka mbërritur tashmë në disa qytete të vendit. Edhe Lezha është veshur me dekorin festiv, ndërsa ndezja e dritave u bë përmes një ceremonie të veçantë në lulishten para memorialit të "Gjergj Kastriotit".

Pjesë e festës u bënë dhjetëra qytetarë mes të cilëve dhe shumë fëmijëve të cilët sfiduan motin me shi dhe ju gëzuan atmosferës së krijuar.

Dritat u ndezën këtë fundjavë edhe në Korçë, ku në një numërim mbrapsht nga kori i babagjyshave të vegjël dhe pjesëmarrësve të shumtë në numër qyteti u vesh me një atmosferë magjike për të pritur në muajin më të bukur të vitit.

Në pedonalen e qytetit mijëra qytetarë festuan bashkë çeljen e festave që do të kulmojë me natën e ndërrimit të viteve, ndërsa fluksi i madh i turistëve u ndje që këtë fundjavë të cilët kishin rezervuar për të marrë pjesë në festivalin e dritave.

Nga juglindja, edhe Gjirokastra ndriçoi bredhin simbolik, ndërsa aktiviteti u zhvillua në zonën historike ku në Pazarin karakteristik është ngritur Këndi i Festave.

Gjirokastra synon që në këtë atmosferë festash të vazhdojë të jetë destinacion tërheqës për turistët, ndërsa festës më së shumti iu gëzuan fëmijët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy