Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, merren në pyetje 10 persona / Dyshohet se autorët kanë shkuar në vendin e ngjarjes në këmbë (VIDEO)

Vrasja e 38-vjeçarit në Durrës, merren në pyetje 10 persona / Dyshohet se autorët kanë shkuar në vendin e ngjarjes në këmbë (VIDEO)

Fatjon Dervishi, 38 vjeç është vrarë me armë zjarri pas mesnatës nga persona ende të paidentifikuar në Katund Sukth tek shinat e trenit në Durrës. 

Korrespondentja e MCN Tv në Durrës, Ervina Garo në një lidhje me MCN Live bëri me dije se deri më tani policia ka marrë në pyetje 10 persona.

Sipas të dhënave viktima nuk rezulton me precedent penal, por një nga pistat ku po hetohet është përfshirja e vëllait të tij në një plagosje dhe trafik droge.

Janë pyetur rreth 10 persona. Ky person nuk rezulton me precedent penal. Viktima ka qenë me emigrim në Gjermani dhe është kthyer për të ndërtuar një lokal që ende nuk ka përfunduar.

Një nga pistat është një nga vëllezërit e tij që është në burg për plagosjen e një vajze dhe lëndët narkotike. Në fokus të hetimeve janë shumë pista pasi e kaluara e viktimës nuk është problematike.

Fatjon Dervishi jetonte me babain, pasi bashkëshortja rumune jetonte jashtë vendit.  Dëshmitarët janë shprehur se nuk ka qenë një person problematik.

Dyshohet se kanë qenë 2 ose 3 autorë të ngjarjes që kanë ardhur në këmbë në këtë zonë. Dyshohet se automjetin e kanë lënë në autostradë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy