Një grua është filmuar duke pozuar mes peshkaqenëve nën ujërat e oqeanit. Quhet Kimber Kiefer, është 44 vjeç, ndërsa pas kamerës është bashkëshorti i saj Ken Kiefer, 53 vjeç.
Gruaja pozon e mbështetur pas një rrënimi në ujërat e Bahamas dhe Meksikës.
“Unë jam habitur se si mundi ta përballonte me lehtësi Kimber gjatë xhirimeve ku kishte rryma, ujë të kripur në sytë dhe hundën e saj, mungesë dukshmërie, flokë dhe veshje, shprehje të fytyrës dhe gjithçka ndërsa mban frymën në ujërat e oqeanit”, tha i shoqi.
Ken Kiefer më pas shpjegoi se ata kanë zgjedhur t’i bëjnë këto imazhe mes peshkaqenëve për të demonstruar se ata nuk janë kafshë aq të rrezikshme sa janë projektuar.
Gjatë fotografive, shpjegon çifti, Kimberly e mbajti frymën për disa minuta.



