
Rreth 1200 persona u arrestuan sot si të lidhur me trazirat që shpërthyen dje në institucionet e Brazilit nga mbështetësit e ish-Presidentit Bolsonaro.
Arrestimet janë kryer nga policia federale, në zbatim të dekretit të djeshëm të Presidentit të Republikës, Luiz Inacio Lula da Silva. Të arrestuarit u dërguan në selinë e policisë federale me të paktën 40 autobusë.
Ndërkaq kompania mëme e Facebook, Meta, i quajti trazirat në Brazil një "ngjarje dhunuese", duke shtuar se kjo do të "heqë përmbajtjen që mbështet ose lavdëron" protestuesit që sulmuan ndërtesat qeveritare.
"Ne po e përcaktojmë këtë si një shkeljeje, që do të thotë se do të heqim përmbajtjen që mbështet ose vlerëson këto veprime. Ne po monitorojmë në mënyrë aktive situatën dhe do të vazhdojmë të heqim përmbajtjen që shkel politikat tona”, thuhet në deklaratë.



