Zëvendësoi etiketat e çmimeve në supermarket me mesazhe kundër luftës, arrestohet artistja ruse

Zëvendësoi etiketat e çmimeve në supermarket me mesazhe kundër luftës, arrestohet artistja ruse

Alexandra Skochilenko, 31 vjeç, një artiste dhe muzikante e pavarur ruse nga Shën Petersburg, përballet me rrezikun e dënimit me 10 vite burg.

Gjithçka pasi zëvendësoi etiketat e çmimeve në një supermarket me informacione “të paautorizuara” për luftën në Ukrainë, duke shkelur kështu ligjin e ri kundër “lajmeve të rreme”, të imponuar nga Moska.

Skochilenko u arrestua pasi duke iu bashkuar një fushate protestash që përfshiu Rusinë, ajo vendosi në raftet mesazhe që i referoheshin sulmit ajror të 16 marsit të kaluar në teatrin Mariupol, kundër agresionit rus.

Artistja 31-vjeçare përballet me një gjobë prej tre milionë rubla, ose rreth 36 mijë dollarë, si dhe një dënim deri në 10 vjet burg.

Në masën e sigurisë, gjykata vendosi që Skochilenko duhet të qëndrojë në paraburgim në burg deri më 31 maj.

Artistja ruse ishte dënuar më parë me 10 mijë rubla, ose rreth 120 dollarë në muajin mars, për pjesëmarrje në protestën kundër agresionit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy