Deputeti i LSI reagon pas akuzave të prokurorisë, Selami: Për ça ju zë korenti?

Deputeti i LSI reagon pas akuzave të prokurorisë, Selami: Për ça ju zë korenti?

Pas akuzave të Prokurorisë, ka reaguar për herë të parë edhe deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami. Në një prononcim për mediat, deputeti deklaroi se Vlora i ka dhënë mandatin e deputetit dhe është vetëm ajo që ia heq.

“Mandatin ma ka dhënë Vlora dhe vetëm Vlora ma heq. S’ma heq dot njeri. Zero. Më lini rehat në punën time. Dje, pa vajtur në Durrës vajti në KQZ kërkesa për të më hequr mandatin. Për çfarë ju zë korrenti mor vlla merre me qetësi! Nuk e diskutoj që ka prapavijë politike totale , e fortë biles” 

Shkëlqim Selami e quajti veprimin me prapavijë politike, dhe janë njerëz që ky vend nuk duan të eci dhe largojnë vëmendjen nga problemet reale.

“Nuk diskurtohet që ka prapavijë politike, e fortë biles. Njerëzit që nuk duan që ky vend të eci dhe hajde të heqim vëmendjen nga problemet reale dhe hajt të godasim njerëzit e ndershëm. S’do kandidoja asnjëherë po të isha… Po s’ka shanse, zero, s’ekziston uji i abuzimit, kafe e zezë e abuzimit se kështu jam i gatuar, por s’mund të më bëjnë pis njerëzit që janë nga koka te këmbët pis. Është prapavijë politike ju e kuptoni shumë mirë s’dua të …ju bëj thirrje të shikojnë punën e tyre mos merren me njerëzit që punojnë, por të punojnë sa kam punuar unë për qytetin tim, të shikojnë gjërat reale si funksionon … do kalojnë dekada të vijë ndonjë tjetër atje si puna ime, se unë s’punoj një herë në vit, pranë halleve të qytetit”, tha Selami. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy