Aeroporti i Vlorës, Shkreli: Turqit kërkuan kompensim të lartë (VIDEO)

Aeroporti i Vlorës, Shkreli: Turqit kërkuan kompensim të lartë (VIDEO)

Pak javë më parë ministrja e Infrastrukturës njoftoi se shumë shpejt do të hapet konkursi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Ndërkohë në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, zv.ministri i Transportit, Artan Shkreli, ka deklaruar se kompani të huaja, kryesisht europiane, kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e garës.

Po ashtu ndryshe nga Balluku, ai ka sqaruar edhe arsyet se përse u tërhoq nga gara konsorciumi me tre kompani turke, dhe që sipas qeverisë do kryente projektin 100% nga fondi i tyre.

Sakaq nga ana tjetër, ende nuk kemi një vendim se çfarë do të ndodhë me kontratën koncesionare të aeroportit Nënë Tereza, pasi kreu i aviacionit civil, Krislen Keri, thotë se ende po bëhen verifikimet nga kompania audituese e kontraktuar nga qeveria.

Po ashtu, në komision u miratua edhe një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, e cila ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme lehtësuese për operatorët e transportit ajror dhe lëvizjen pa pengesa për shtetasit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy