Rama merr në mbrojtje AKSHI-n/ Soko: Po shantazhon sistemin e drejtësisë. Në 2026 duhet hequr imuniteti i deputetëve (VIDEO)

Rama merr në mbrojtje AKSHI-n/ Soko: Po shantazhon sistemin e drejtësisë. Në 2026 duhet hequr imuniteti i deputetëve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, duke folur për skandalin e AKSHI-t, mori në mbrojtje drejtoreshën e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, duke i cilësuar si të pabazuara akuzat e SPAK për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal, duke sulmuar gjithashtu mediat dhe analistët politikë për mënyrën e trajtimit të çështjes.

Analisti Pano Soko, në një intervistë për “MCN Live”, u shpreh se qëndrimi i kryeministrit përbën një tentativë për shantazh ndaj sistemit të drejtësisë.

Sipas Sokos, kryeministri po përpiqet të relativizojë përgjegjësinë ligjore duke u mbështetur te vota popullore.

Ne nuk kemi votuar për kryeministrin, por për deputetët. Atributi i votës nuk të jep të drejtën të shkelësh ligjin apo të thuash se nuk duhet të merresh me mua sepse jam më i votuari.

Kryeministri është i barabartë përpara ligjit, ashtu si çdo qytetar tjetër, dhe se përpjekjet për t’i prerë kompetencat drejtësisë përbëjnë një precedent të rrezikshëm.

Dje ai tentoi të shantazhoj sistemin e drejtësisë. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. 

Soko ngriti gjithashtu çështjen e imunitetit parlamentar, duke argumentuar se ai po keqpërdoret.

Pse duhet të kenë deputetët imunitet? Fshihen pas tij, bëjnë çfarë të duan dhe i shmangen drejtësisë. 

Në vitin 2026 duhet të hiqet imuniteti i deputetëve, duhet të punohet në këtë drejtim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy