Diplomati Jorgji Kote e sheh si një hap normal propozimin e presidentes Vjosa Osmani për një traktat mbrojtjeje të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Në studion e lajmeve të MCN TV, Kote tha se në kushtet e një realiteti të ri gjeopolitik, kjo është një lëvizje e pritshme, ndërsa shtoi se është e domosdoshme që kjo ide të konkretizohet, gjë që është e domosdoshme edhe kur flitet për marrëveshjet e përbashkëta që qeveritë kanë nënshkruar vitet e fundit, duke i lënë thjesht në letër.
Nuk ka pse të jetë luftënxitës. Është traktat mbrojtjeje. Marrëveshje mes dy vendeve fqinje për tu mbrojtur nga rreziqet në kushtet e një realiteti të ri gjeopolitik. Po Serbisë nga po i vjen rreziku që po merr armatime. Nuk ka asgjë të keqe. Por para se të bëhet kjo, ne kemi shumë marrëveshje të tjera që duhet t’i zbatojmë me Kosovën. Edhe kjo ide e mira është të konkretizohet, të mos hidhet në ajër dhe pastaj të mos ketë asnjë efekt.
Lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, Kote tha se është e domosdoshme që mediatorët të krijojnë klimën e duhur.
Ky dialog ka ngecur dhe nuk ka për të ecur, nëse nuk merren masa nga Europa. Por deri tani nuk shoh një radhë veprimesh. Shumë mami e nxjerrin fëmijën çyryk. Shikojmë që ka shumë mediatorë, por para së gjithash ata duhet të krijojnë klimën. Atje mjedisi është i helmuar. Me të drejtë thuhet që suksesi më i madh të takimit të nesërm të jetë që palët.... dialogu lehtësohet, jo udhëhiqet.



